TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2025, 20:05

Napoli kryesues nuk ndal hapin, Rrahmani me shokë “likuidojnë” Fiorentinën në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Napoli kryesues nuk ndal hapin, Rrahmani me shokë

Nisje spektakolare e vitit nga ana e Napolit që ka triumfuar në transfertë ndaj Fiorentinës me rezultatin e pastër 3-0 në sfidën e vlefshme për javën e 19 të Serisë A.

Pjesën e parë, të besuarit e Kontes e mbyllën në avantazh falë golit të David Neres. Në të dytën, Napoli ishte fantastik duke arritur të realizojë me Lukakun dhe Mek Tomeni në minutën e 67 të takimit.

Me këtë triumf në Firence, ekipi napolitan ngjitet në vendin e parë me 44 pikë, tre më shumë se Atalanta ndjekëse. Ndërsa Fiorentina zbret në vendin e gjashtë me 3 pikë larg zonës Champions.

napoli fiorentina seria a

Lini një Përgjigje