
Ernest Muçi do tw jetw pjesw e ekipit tw Beshiktashit edhe për sezonin e ardhshëm. Ky është vendimi për sulmuesin shqiptar.
Klubi turk mendohej se do të largonte Muçin gjatë merkatos së verës, pas kritikave për paraqitjen e tij në edicionin aktual ku pretendohej se nuk kishte qenë në lartësinë e duhur. Por sipas mediave turke, gjithçka ka ndryshuar në ditët e fundit falë insistimit të Ole Gunar Solskajer.
Trajneri norvegjez mendon se Muçi mbetet një element i rëndësishëm për lojën e skuadrës së tij, ndaj i ka bërë të qartë klubit se nuk dëshiron largimin e futbollistit gjatë verës. Kësisoj, bordi drejtues i Beshiktash, ka vendosur që të mos largojë lojtarin.
Situata mund të ndryshojë vetëm në rast se Beshiktashi merr oferta prej 10 milionë eurosh apo më shumë për lojtarin shqiptar. Kjo është shifra që turqit shpenzuan për ta blerë nga Legia e Varshavës.
Lini një Përgjigje