TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2024, 20:18

“Mos prisni spektakël me Shqipërinë”, parashikimi i ish-portierit të Ukrainës: Ndeshjen do e vendosë një gol

Shkruar nga Pamfleti

“Mos prisni spektakël me Shqipërinë”, parashikimi i

Ish-portieri i përfaqësueses së Ukrainës, Juri Virt, mendon se ndeshja mes Shqipërisë dhe përfaqësueses së vendit të tij, do të jetë nga ato ku nuk do të spikatë spektakli në fushë dhe rastet e shumta.

Meqë rezultati është i rëndësishëm për të dy ekipet, askush nuk do të ndërmarrë ndonjë rrezik, nuk duhet pritur futboll spektakolar, as nuk do të ketë një rrebesh shansesh për shënim.

Unë kam besim tek ekipi kombëtar i Ukrainës, unë shpresoj që nesër seria negative e sulmuesve tanë do të marrë fund dhe ata do të thonë fjalën e tyre. Unë kam tendencën të mendoj se fati i ndeshjes do të vendoset nga një gol i shënuar.

Është e mundur që ekipi udhëtues të ndihmohet nga loja e cilësisë së lartë që bën në goditjet standarte”, tha ish-portieri i Ukrainës.

juri virt ish-portieri i ukrainës liga e kombeve ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje