
Kristian Shpendi humbi dje penalltinë më të rëndësishme, që ka gjuajtur deri tani. Sulmuesi shqiptar nuk ia doli t’i jepte avantazhin Çezenës ndaj Katanzaros, që më pas shënoi golin e fitores.
Rasti në fjalë i humbi mundësinë Çezenës për të ëndërruar Serinë A. Për këtë, Shpendi u përlot pas vërshëllimës së fundit.
Trajneri i Çezenës ndërkohë e ka mbështetur me fjalët e tij. Mishel Minjani foli për Shpendin, i cili me golat e shënuar ka nderuar më parë Çezenën.
“Këto gjëra bëjnë pjesë në rritjen e një djali. Shpendi është në vitin e tij të parë në Serinë B dhe pati një gjysmë të parë të sezonit fantastik, më pak në pjesën e dytë, por mori përgjegjësinë të shkojë te pika e bardhë.
Penalltitë humben, por futbolli përbëhet edhe nga zhgënjime. Forca e një njeriu dhe një lojtari qendron në aftësinë për t’u ngritur shpejt nga këto humbje”, u shpreh trajneri i Çezenas.
Lini një Përgjigje