TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Maj 2025, 21:35

“Bëmë baba të të ngjaj”, Kristiano Zhunior realizon dopietë dhe feston si i ati (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Bëmë baba të të ngjaj”, Kristiano Zhunior

Portugalia U-15 ka fituar turneun e përvitshëm “Vlatko Markoviç”, pasi mundi në finale Kroacinë me shifrat 3-2. Protagonisti i ndeshjes ishte Kristiano Zhunior, i cili shënoi dy gola dhe u zgjodh si “Lojtari i Ndeshjes”.

Kristiano Zhunior është vetëm 14 vjeç dhe vetëm pak ditë më parë u thirr për herë të parë nga Portugalia U-15, ku debutoi dhe sot shënoi dy gola. Sigurisht që nuk mungoi festa njësoj siç feston i ati i tij, CR7.

Edhe pse është ende një fëmijë, Kristiano Zhunior konsiderohet si një talent me të ardhme dhe jo më kot e ndjekin shumë ekipe të njohura. Aktualisht ai është pjesë e ekipit të të rinjve të Al Nassr, por sipas asaj që raportoi “The Sun” pak ditë më parë, janë të paktën mbi 15 ekipe që po e ndjekin atë nga afër dhe kërkojnë transferimin e tij.

 

kristiano zhunior djali i cr7

Lini një Përgjigje