TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Maj 2025, 19:33

Humbje e hidhur për Njukasëllin, Arsenali mposht “qymyrxhinjtë” dhe siguron vendin e dytë

Shkruar nga Pamfleti

Humbje e hidhur për Njukasëllin, Arsenali mposht

Arsenali ka fituar 1-0 ndaj Njukasëllit në “Emirates, në javën e parafundit në Premier Ligë. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 55, ku Deklan Rajs shënoi një gol fantastik në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Arsenali fiton 1-0 dhe siguron vendin e dytë, me 71 pikë, 5 pikë më shumë se vendi i tretë që mbahet pikërisht nga Njkasëlli#.

Kur mbetet edhe një javë nga fundi i këtij sezoni në Premier Ligë, janë 5 ekipe në garë për 3 bileta që të dërgojnë në Champions për sezonin e ardhshëm. Pjesa tjetër është e zgjidhur, Liverpuli është shpallur zyrtarisht kampion javë më parë, po ashtu janë zyrtarizuar edhe 3 ekipet që zbresin në Championship, pra në javën e fundit mbetet për t’u përcaktuar ekipet që do të shkojnë në Kupat e Europës.

arsenal njukasëll premier liga

Lini një Përgjigje