TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Maj 2025, 17:34

Vershtapen triumfon në Imola dhe i jep leksion Meklaren, Hamilton i katërti

Shkruar nga Pamfleti

Vershtapen triumfon në Imola dhe i jep leksion Meklaren, Hamilton i

Maks Vershtapen me Red Bull fitoi Çmimin e Madh të Imolas në Itali në Formula 1. Holandezi i Red Bull siguron fitoren e dytë këtë sezon, teksa në cirkuitin e "Enzo dhe Dino Ferrari" kjo ishte gara e shtatë sezonale.

Vershtapen e nisi garën nga vendi i parë, duke kaluar dhe lënë pas makinat MekLaren. Lando Norris u pozicionua në vendin e dytë dhe Oskar Piastri në vendin e tretë. Ndërkohë Ferrari u rikthye pas provave katastrofike, duke marrë pozitën e katërt me Hamilton dhe të gjashtin me Sharls Lëklerk.

Gara - Në Imola, katër herë kampioni i botës, Vershtapen i mposhti MeLarenët me ndihmën e një ndalese në bokse në kushtet e Makinës Virtuale të Sigurisë, duke shënuar fitoren e tij të dytë të sezonit pas asaj të një muaji e gjysmë më parë në Japoni dhe të katërtën radhazi në pistën e emëruar sipas Enzo dhe Dino Ferrarit.

I parakaluar në fillim me një lëvizje frenimi të çuditshme nga Vershtapen, Oskar Piastri përfundoi i treti pas shokut të tij të skuadrës Lando Norris, i cili shfrytëzoi një palë goma të reja të montuara nga anglezi (dhe Vershtapen, por jo nga vetë Piastri) gjatë Makinës së Sigurisë të shkaktuar nga nevoja për të hequr Mercedesin e Andrea Kimi Antonelit (probleme me përshpejtuesin), fundi i një gare jo shumë të shkëlqyer për pilotin italian.

Pas zhgënjimit të kualifikimeve, Ferrari është pranë podiumit me Luis Hamilton, i cili drejt fundit të garës kaloi Uilliamsin e Aleksndër Albon dhe SF-25 të shokut të tij të skuadrës, Sharls Lëklerk, i cili disa xhiro nga fundi e shtyu Uilliamsin e Albon jashtë pistës, duke e lënë më pas në rrugë për të shmangur një penalizim që ndoshta do ta kishte ulur në pjesën e poshtme të dhjetë të parëve. Pozicioni i shtatë në finale për Xhorxh Rasëll, i cili "plotësoi" ditën negative të Mercedes.

maks vershtapen çmimi i madh i imola formula 1 piloti holnadez

Lini një Përgjigje