Kthesë e papritur për të ardhmen e Igli Tares. Shqiptari ka dalë nga lista e dëshirave të Milanit për rolin e drejtorit sportiv. Të paktën këtë shkruan “Gazzetta dello Sport”, që i referohet faktit që kuqezinjtë e kanë zhvendosur vëmendjen te një tjetër emër.
Bëhet fjalë për Li Kongerton, i cili tashmë gjendet në “pole-position” për të marrë këtë rol tepër vendimtar. 51-vjeçari e njeh mjaft mirë kampionatin Italian, pasi për dy vite ishte kreu i Zhvillimit ndërkombëtar i Zonës sportive tek Atalanta. Uellsiani mburret me “zbulimin” e Çahanollu dhe Lukman.
Kështu, ai duket të jetë i zgjedhuri për detyrën delikate të rikthimit të kuqezinjve pas një sezoni që sipas drejtorit ekzekutiv, Xhorxho Furlani , ishte një dështim.

Kongerton filloi si trajner i të rinjve te Rexham, Liverpul dhe Çelsi, ku u bë shef i skautëve. Më pas ai u transferua në Gjermani, te Hamburgu ku zbuloi talentin e Çalhanollu nga Karlsruhe në divizionin e tretë gjerman. Pas kthimit në Britaninë e Madhe ai mbërriti në Bergamo. Ai solli Ademola Lukman tek Atalanta, përpara se të transferohej tek Al-Ahli në Arabinë Saudite në shkurt të vitit 2024.
Milani synon që të firmos me 51-vjeçarin në muajt e verës, me KCongerton që do ndërtojë skuadrën e së ardhmes.
Kongerton filloi si trajner i të rinjve te Rexham, Liverpul dhe Çelsi, ku u bë shef i skautëve. Më pas ai u transferua në Gjermani, te Hamburgu ku zbuloi talentin e Çalhanollu nga Karlsruhe në divizionin e tretë gjerman. Pas kthimit në Britaninë e Madhe ai mbërriti në Bergamo. Ai solli Ademola Lukman tek Atalanta, përpara se të transferohej tek Al-Ahli në Arabinë Saudite në shkurt të vitit 2024.
Milani synon që të firmos me 51-vjeçarin në muajt e verës, me Kongerton që do ndërtojë skuadrën e së ardhmes.
Lini një Përgjigje