TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Maj 2025, 16:26

Federata ndërhyn në renditje, skenar i pabesueshëm në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Federata ndërhyn në renditje, skenar i pabesueshëm në Itali

Një skenar i pabesueshëm është raportuar sot nga “La Gazzeta dello Sport”. Seria B po përballet me situatë të paprecedentë ku do e pësojë Breshia dhe të tjera skuadra do përfitojnë.

Breshia që siguroi qendrimin në kategorinë e dytë italiane, mund të dënohet me ulje pikësh. Kjo për shkak të parregullësive të pagesave dhe kontributeve në shkurt. I çuditshëm është fakti se vendimi vjen disa muaj, për shkeljet e bëra nga klubi italian.

Kur është mbyllur kampionati i rregullt, shuma e 4 pikëve që tregohet se mund të ulen, do të bënin që ata të ishin skuadra e rënë direkt në Serinë C.

E përfituara më e madhe do të ishte Sampdoria. Këta të fundit do të futeshin në zonën e “play-out”. Sfida mes Frozinones dhe Salernitanës, që është programuar për t’u luajtur nesër, nuk do të zhvillohejt.

Frozinone do të siguronte qendrimin, ndërsa Sampdoria dhe Salernitana do të luanin një finale. Tashmë mbetet për t’u parë vendimi përfundimtar, për të cilin mund të lejohet edhe apelimi që do të shtynte finalen e programuar nesër, mes Salernitanës dhe Frozinones.

sampdoria seria b

Lini një Përgjigje