
Momente paniku dhe frike u regjistruan në elitën e futbollit kolumbian gjatë ndeshjes Independiente Santa Fe – Atletiko Nacional.
Mbrojtësi 29-vjeçar, Andres Felipe Roman, ra në tokë pa ndjenja, kur kishin kaluar vetëm 12 minuta lojë.
Shumë prej tifozëve kujtuan atë që i ndodhi Kristian Eriksenit më 12 qershor të vitit 2021 me Danimarkën në Kampionatin Europian, kur pësoi arrest kardiak dhe kolapsoi në fushë.
Roman ishte pranë bashkëlojtarit Manuel Zapata. Ai fillimisht kapi kokën, më pas preku hundën dhe ra në tokë pasi bëri disa hapa prapa.
Atij iu dha ndihma mjekësore dhe më pas u ngrit në këmbë. Madje ka njoftuar se është mirë me shëndet. Atletiko Nacional e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-1.
???? ¡Andrés Felipe Román se desplomó en terreno de juego y después el jugador se puso de pie por sus propios medios! ¡El lateral tuvo que ser sustituido!
— Win Sports (@WinSportsTV) June 13, 2025
Se está a la espera de información oficial para saber el estado del jugador, además de conocimiento de la razón de su caída. pic.twitter.com/HsbUz19sCI
Lini një Përgjigje