TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2025, 20:33

Vdekja e Davide Astorit, mjekët që falsifikuan dokumentet e ish-kapitenit të Fiorentinës ia hedhin paq

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e Davide Astorit, mjekët që falsifikuan dokumentet e

Pas 7 vitesh hetime, gjykata e Firences ka shpallur fajtor tre mjekë në lidhje me vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Tre mjekët akuzohen në lidhje me falsifikimin e supozuar të një certifikate mjekësore të lëshuar për ish-mbrojtësin.

Ish-drejtori i mjekësisë sportive në Karrexhi, Xhorxho Galanti është dënuar me një vit burg, ndërsa Dr. Loria Tonçeli dhe Prof. Pietro Amedeo Modesti janë dënuar me nga tetë muaj, ky i fundit edhe për shkatërrimin e një dokumenti zyrtar.

Fillimisht u kërkua dënim më i rëndë, konkretisht: tre vjet e gjysmë për Galantin, tre vjet për Tonçelin dhe një vit e katër muaj për Modestin. Megjithatë, gjykata vendosi masa më të lehta, duke mos njohur rrethanat rënduese të “certifikatës së garancisë”.

Sipas hetimeve, vdekja e Astorit erdhi si pasojë e kardiomiopatisë ventrikulare aritmogjene, një sëmundje që nuk u diagnostikua në kohë. Galanti kishte lëshuar dy certifikata të aftësisë për aktivitet sportiv, duke neglizhuar teste të domosdoshme.

Davide Astori humbi jetën në hotel më 4 mars 2018, pak orë para sfidës së kampionatit italian kundër Udinezes.

davide astori ish-kapiteni i fiorentinës

Lini një Përgjigje