
Futbollisti portugez Kristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë të diskutueshme ditën e djeshme kur tha se futbolli evropian humbi çdo cilësi pas largimit të tij. Kjo deklaratë e ashpër e portugezit shkaktoi shumë polemika dhe për këtë komentoi edhe ish-futbollisti i MLS, Majkëll Lahud.
“Mendoj se Ronaldo është nën ndikimin e shishës. Deklarata e tij se për një vit liga saudite do të jetë më e mirë se liga turke dhe holandeze është e çmendur.
Ai e tha këtë në ditën kur Lionel Mesi u prezantua në MLS dhe kur fliste për promovimin e Kupës së Botës 2026 në Amerikën e Veriut”, tha Lahud për “CBS Sports”.
CR7 nuk e fsheh kënaqësinë për faktin se Mesi mbërriti në ligën elitare amerikane ku ndërtoi edhe rrugën e tij futbollistike. Ky ish-futbollist e kaloi gjithë karrierën e tij duke luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai luajti për Karolina Dinamo, Çivas, Filadelfia Union, Nju Jork Kosmos, Miami, Çinçinati dhe San Antonio.
Lini një Përgjigje