
Pasi lajmit për vetëvrasjen e futbollistit argjentinas Uilliams Aleksandër Tapon, në publik erdhi një deklaratë shqetësuese e motrës së tij Marisol.
24-vjeçari vrau veten në qytetin argjentinas Avelaneda, pasi nuk mundi të përballonte presionin me të cilin u përball për grushtimin e një arbitri në një ndeshje të ligës së ulët.
Gjatë ndeshjes, Tapon rrahu gjyqtarin Kristiano Ariel Paniagua. Ai humbi durimin pas vendimit të gjyqtarit dhe e goditi dy herë në fytyrë.
Pas kësaj, ka pasur dënime të ashpra ndaj futbollistit, i cili ka vendosur t’i japë fund jetës. Këtë e ka konfirmuar motra e tij, e cila ka zbuluar disa detaje shqetësuese.
????️ Marisol, hermana del joven que agredió al árbitro y luego se suicidó: "El árbitro lo llamó por teléfono y le pidió $300.000"
— C5N (@C5N) July 18, 2023
????"Están los audios de la extorsión, pero nadie la investiga"
????"Lo hostigó todo el partido"
????"La muerte de mi hermano va a quedar en tu conciencia" pic.twitter.com/rOxgO857QP
"Gjyqtari e thirri dhe i kërkoi 300 mijë pesos (rreth 1000 euro), por ai nuk i kishte aq para dhe nuk mundi të përballonte presionin që pati gjatë gjithë ditës, madje pranoi të kërkonte falje para kamerave dhe tregoi se çfarë ndodhi”, tha motra e Uilliams, Marisol.
Ajo ka treguar gjithashtu se ka video që vërtetojnë se gjyqtari i ka kërkuar para, por që askush nuk po i heton.
“Ka regjistrime audio, por askush nuk po heton. Arbitri e ka ngacmuar gjatë gjithë ndeshjes. Vdekja e vëllait tim do të mbetet në ndërgjegjen e tij”, tha motra.
Ky futbollist i ri la pas gruan dhe katër fëmijët. Ai ishte akuzuar edhe më parë për vepra të ndryshme kriminale.
Lini një Përgjigje