TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2024, 22:49

Milani harron humbjen me Napolin dhe “hedh në tapet” Monzën, kuqezinjtë ëndërrojnë Europën falë Reijnders

Shkruar nga Pamfleti

Milani harron humbjen me Napolin dhe “hedh në tapet”

Humbja ndaj Napolit është harruar shpejt në shtëpinë e Milanit. Kuqezinjtë u rikthyen te fitorja, për të marrë 3 pikëshin e radhës në kampionat. Një sukses i vulosur nga mesfushori Reijnders.

Holandezi përfitoi nga hapësirat në mbrojtjen e Monzës që u mposht 1-0 nga kuqezinjtë.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Fonsekës goditën 4 herë portën, ndërsa djemtë e Nestës e patën të vështirë të gjenin kuadratin.

Milani me këtë fitore afrohet me Lacion në zonën Europiane, ndërsa Monza rrëzikon jo pak këtë sezon. Momentalisht gjenden në zonën e ftohtë të renditjes, në vendin e 18 me vetëm 8 pikë.

milan monza seria a

Lini një Përgjigje