
PSG-ja nis arratisjen në Ligën 1, pasi fitoi 1-0 ndaj Lensit, duke përfituar nga humbja e një nate me parë e Monakos përballë Anxhersit 0-1 dhe e çon në +6 pikë diferencën me ekipin nga Principata.
Sa i përket ndeshjes me Lensin, parizienëve u mjaftoi një gol i shënuar nga Dembele që në minutën e katërt për të marrë fitoren në javën e 10.
Ish-sulmuesi i Barcelonës pati bahskëpunimin e Barkola më realizimin e golit të vetëm të këtij takimi, që u kushtëzua edhe nga ndëshkimi me karton të kuq të Khusanov të Lensit në minutën e 59.
Falë këtij triumfi ,kuqeblutë e teknikut Luis Enrike ngjiten në kuotën e 26 pikëve, ndërsa Lensi mbetet në vendin e tetë të tabelës me 14 pikë.
Lini një Përgjigje