TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2024, 21:01

Supergol “alla Del Piero”, Myrto Uzuni realizon në mënyrë spektakolare kundër ekipit të mesfushorit shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Supergol “alla Del Piero”, Myrto Uzuni realizon në

Myrto Uzuni ka shënuar supergol në Spanjë me Granadën. Një gol “alla Del Piero” nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, që megjithatë nuk e shmangu humbjen 2-1 përballë Real Saragozës së Keidi Bares,

Luhej minuta e 84 e ndeshjes së vlefshme për javën e 13, kur Uzuni shfrytëzoi një krosim në zonë. Goditja e tij më pas ishte e papritshme nga portieri kundërshtar.

Pavarësisht humbjes ky gol vlen për Uzunin që ngjitet në kuotën e 6 golave sezonal.

Forma e mirë e ndihmon 29-vjeçarin për të qenë i gatshëm për kombëtaren shqiptare në ndeshjet e nëntorit.

myrto uzuni sulmuesi shqiptar granada

Lini një Përgjigje