
Borusia e Dortmundit ka mposhtur me rezultatin 2-1 Lajpcigun. Takimi i vlefshëm për javën e 9 të Bundesligës u fitua me përmbysje nga vendasit.
Verdhezinjtë e panë veten në disavantazh pas 27 minutash lojë pas golit të sllovenit Sesko, por përmbysën gjithçka me Beier dhe Girasi.
Me këtë rezultat, të besuarit e Shahin janë në vendin e pestë me 16 pikë. Djemtë e Ros mbajnë vendin e dytë me 20 pikë. Në takimet e tjera të ditës së sotme, Volfsburg-Augsburg përfundoi 1-1, Heidenhajmi u mund 1-0 nga Kieli, ndërsa St. Pauli kaloi 0-2 Hofenhajmin.
Lini një Përgjigje