TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2024, 20:02

Mesi parakalon legjendën iraniane dhe vihet direkt pas Kristiano Ronaldos

Shkruar nga Pamfleti

Mesi parakalon legjendën iraniane dhe vihet direkt pas Kristiano Ronaldos

Kristiano Ronaldo (39 vjeç) dhe Lionel Mesi (37 vjeç) kanë qenë dominuesit absolut të 20 viteve të fundit, duke thyer rekord pas rekordi si me ekipet e tyre të klubit ashtu edhe me përzgjedhjet e tyre. Sulmuesi portugez skaliti emrin e tij në histori duke u bërë lojtari me më shumë gola për vendin e tij, duke ia kaluar iranianit Ali Daei.

CR7 arriti 133 gola në 216 paraqitje: i pari në Kampionatin Europian 2004 kundër Greqisë (të cilin ai do ta fitonte më vonë). Ai ka shënuar kundër 48 kombëtareve të ndryshme, por ende nuk ka “ndëshkuar” Anglinë dhe Italinë.

Mesi, pas hat-trick-ut kundër Bolivisë, është i pari në radhë: argjentinasi ka kaluar Daein duke arritur në 112 gola në 189 ndeshje.

Golashënuesit më të mirë me ekipet kombëtare:

Kristiano Ronaldo, Portugali: 130 gola

Lionel Mesi, Argjentinë: 112

Ali Daei, Iran, 109

Sunil Çetri, Indi: 93

Moktar Dahari, Malajzia: 89

Romelu Lukaku, Belgjika: 85

Ferenc Pushkash, Hungaria: 84

Ali Mabkut, Emiratet Arabe: 83

Robert Levandovski, Poloni: 82

Nejmar, Brazil: 79

kristiano ronaldo lionel mesi

Lini një Përgjigje