TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Shtator 2023, 15:33

Merr fund “telenovela” e vetëvrasjes për shkak të dashurisë, futbollisti i Nisës zbret nga ura

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund “telenovela” e vetëvrasjes për shkak të

Futbollisti i ekipit francez, Nicë po tenton të kryejë vetëvrasje. Arsyeja se pse donte të hidhej nga 100 metra lartësi ishte ndarja nga e dashura

Sipas RMC Sport, bëhet fjalë për Aleksis Beka Beka. Ai ndodhet në urën Magnan, teksa është 100 metra mbi tokë.

Në vendngjarje tashmë ndodhet ushtria si dhe shërbimet e emergjencës, teksa po tentojnë të kryejnë negociata me futbollistin. Gjithashtu klubi francez ka dërguar edhe një psikologe për të ndihmuar 22-vjeçarin.

Pas kësaj ngjarje të rëndë është krijuar një bllokim trafiku prej 5 km dhe një korsi trafiku është neutralizuar.

Mediat italiane zbulojnë se futbollisti kërkon ti jap fund jetës për shkak të ndarjes nga e dashura. Raportohet se ai nuk e përballoi dot ndarjen, duke e shtyrë veten në këtë akt dëshpërimi.

Ndërkohë klubi francez ka pezulluar të gjitha aktivitetet e ditës së sotme.

Ora 14:20- Futbollisti ka zbritur nga ura dhe është shpëtuar nga zjarrfikësit. Siç raportojnë disa media franceze, forcat e policisë thonë se mesfushori i Nicës është shëndoshë e mirë.

aleksis beka beka futbollisti i nisës

Lini një Përgjigje