TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2024, 17:03

Medon Berisha rekordmeni i ri i kombëtares shqiptare, mesfushori parakalon Mario Mitajn

Shkruar nga Pamfleti

Medon Berisha rekordmeni i ri i kombëtares shqiptare, mesfushori parakalon

Aventura e Shqipërisë në Europian u mbyll me dy humbje kundër Italisë dhe Spanjës dhe barazimin me Kroacinë.

Një turne ku Kombëtarja kuqezi provoi të jepte gjithçka, por nuk mjaftoi duke mos u kualifikuar në fazën e 1/8-ave. Gjithsesi shumë futbollistë luajtën për herë të parë, duke provuar një eksperiencë të re por edhe duke vendosur rekorde.

Mbrojtësi Mario Mitaj ka qenë një ndër më të mirët e Shqipërisë në tre ndeshje të luajtura. Në ndeshjen kundër Italisë, ai theu rekordin e Elseid Hysajt, si lojtari më i ri i Kombëtares që luan në një Europian ( 20 vjeç, 10 muaj e 9 ditë).

Gjithashtu edhe mesfushori Medon Berisha i cili u aktivizua në minutën e 71 vendosi rekordin e ri kundër Spanjës. Ai është rekordmeni i ri i Kombëtares (20 vite, 8 muaj e 3 ditë).

medon berisha mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje