TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2026, 08:02

Mediat serbe në zi ndaj Sllovakisë, titujt skandalozë pas fitores së Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Mediat serbe në zi ndaj Sllovakisë, titujt skandalozë pas fitores
Kosova fitoi me Sllovakinë me rezultatin 4 me 3.

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll, ndërkohë mediat serbe tashmë kanë filluar “zinë”, teksa Serbia u eliminua në fazën e grupeve, pas humbjes nga Shqipëria në Leskovc.

Disa nga titujt skandaloz:

Kurir: SHTETI I RREMË I KOSOVËS E SHNDËRRONTE SLLOVAKINË NË BRATISLAVË: E ashtuquajtura Kosovë në finalen e ndeshjeve të bastisjes! Në Prishtinë, do të luftojnë për Kupën e Botës kundër Turqisë

Blic: Tifozët ua vodhën flamurin shqiptarëve dhe thanë: Kosova është Serbi!

Telegraf: E ashtuquajtura Kosovë është një hap larg Kupës së Botës: E heshtën Bratislavën me katër gola, tani duan historinë në Prishtinë

B92: Sensacion i të ashtuquajturës Kosova, në Prishtinë do të luaj për një vend në Kupën e Botës

Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë.

 Kosovën e pret finalja e madhe në Prishtinë të martën. “Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Turqinë, që e eliminoi Rumaninë me rezultat minimal 1:0.

Finalen për një biletë për Botërorin që mbahet këtë vit në SHBA, Meksikë dhe Kanada, Kosova e luan të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Kosova e nisi keq ndeshjen. Pësoi gol që në minutën e gjashtë. Pas një ndërprerjeje, Aro Muriq u mposht. Realizoi Martin Valjent. Ai shënoi me kokë, në mesin e disa mbrojtësve të Kosovës. Por Kosova nuk u ndal. Kërkoi golin e barazimit, të cilin e arriti në minutën e 21-të.

Veldin Hoxha realizoi me të majtën nga afro 18 metra pas pasimit nga Mërgim Vojvoda. 

Sllovakët më pas shënuan tjetër gol për epërsinë e dytë. Lukas Haraslin realizoi në fund të pjesës së parë për 2:1.

Ai realizoi nga gjuajtja e lirë. Edhe pse topi dukej si harkim, ai kaloi krejt mbrojtjen para golit dhe përfundoi në rrjetën e Aro Muriqit.

Me rezultat 2:1 u mbyll pjesa e parë.

“Dardanët” e nisën furishëm pjesën e dytë. Fisnik Asllani realizoi gol me kokë në minutën e 47-të për rezultatin 2:2.

Me supergolin e Florent Muslijës nga gjuajtja e lirë në minutën e 60-të, Kosova kaloi në epërsi 3:2.

Kreshnik Hajrizi realizoi në minutën e 72-të, në epërsinë 4:2 të Kosovës.David Strelec shënoi golin e tretë për sllovakët në minutën e 94-t. Por festa ishte e Kosovës. 

Kosova kishte kampanjë të suksesshme kualifikuese për Kupën e Botës.

Në kualifikimet e rregullta e mbylli në vendin e dytë në një grup të vështirë me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka vlerësuar karakterin e treguar të  lojtarëve. Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë e lumtur dhe krenare për këtë arritje të jashtëzakonshme. 

 

media serbe në zi pas fitores së kosovës

Lini një Përgjigje