TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Gusht 2023, 17:09

Mbape refuzoi zyrtarisht rinovimin me PSG, kampionët e Francës kërkojnë hetim nga FIFA për kontratën e sulmuesit me Realin

Shkruar nga Pamfleti

Mbape refuzoi zyrtarisht rinovimin me PSG, kampionët e Francës

PSG duket se është dorëzuar për Kilian Mbape dhe tashmë shpreson vetëm që të shesë lojtarin, në mënyrë që të mos ketë humbje të konsiderueshme parash. Kontrata e tij përfundon verën e ardhshme dhe vetë lojtari ka refuzuar të negociojë për rinovim, gjë që e bën të largohet në verë.

Pas refuzimit të tij për të zgjatur një vit në kontratën e tij, Les Parisien ka marrë një qendrim të ashpër. E vendosur për të mos humbur lojtarin më të vlefshëm në botë pa pagesë, PSG dëshiron të shesë kapitenin e Francës këtë verë.

Mbape nuk është i interesuar të rinovojë, por as nuk dëshiron të largohet nga “Parc des Princes” këtë verë. Burime të brendshme te kampionët e Ligës 1 besojnë se lojtari tashmë ka një marrëveshje për t’iu bashkuar Realit të Madridit në vitin 2024.

Qendrimi i Mbape ka zemëruar hierarkinë e klubit. Vetë lojtari thuhet gjithashtu se është “i zemëruar” me situatën e vazhdueshme dhe ai nuk ndjen asnjë detyrim t’i bëjë klubit ndonjë favor financiarisht. Madje, ka bërë shumë duke qendruar  dhe kërkon të paguhet për gjestin e besnikërisë duke firmosur përpara 1 viti rinovimin për dy vite (klubi duhet t’i jape bonus 60 mln euro)

Ndërkohë, saga, e cila filloi në fillim të kësaj vere me një letër që informonte hierarkinë e PSG-së se ai nuk do të shkaktonte zgjatjen, tani ka hyrë në një fazë të re. Deri më tani, Mbappé ka qenë i lirë të ndryshojë qëndrimin e tij në lidhje me rinovimin deri ne 2025.

Megjithatë, data 31 korrik ishte afati i fundit dhe nuk ka ardhur firma. Mbape ka refuzuar tentativën e fundit, ku PSG-ja i ofroi rinovim deri në vitin 2025 me mundësi klauzole për t’u shitur në vitin 2024 për një çmim të caktuar.

Sakaq, sipas Marca, PSG planifikon të bëjë një ankesë zyrtare në FIFA kundër Real Madridit! Ata besojnë se lojtari tashmë ka rënë dakord për një kontratë me klubin spanjoll.

Por, deri në janar ai nuk ka të drejtë të flasë me klube të tjera apo edhe në rastin më të keq, të firmosë një parakontratë. Gjithsesi, MARCA raporton se Mbape e ka thyer këtë rregull dhe ka arritur një marrëveshje me Realin, e cila nuk mbetet vetëm verbale por ka kaluar në kontratë.

Në këtë mënyrë, PSG ka kërkuar nga FIFA që të bëjë një hetim në lidhje me këtë situatë. Prestigjiozja franceze, “L’Equipe” raporton se klubi parisien ka prova të mjaftueshme për diçka të tillë dhe kërkon nga FIFA që të ndëshkojë të dyja palët e përfshira, lojtarin dhe klubin.

kilian mbape psg real madrid fifa

Lini një Përgjigje