TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Gusht 2023, 15:57

Dinamo njofton divorcin me Dritan Mehmetin, Di Biaxho merr “timonin” e ‘nëndetëses blu’, italiani bën gati 4 afrime

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo njofton divorcin me Dritan Mehmetin, Di Biaxho merr “timonin”

Dritan Mehmeti nuk do të jetë më trajneri i Dinamos. Klubi ka vendosur që të ndryshojë timonierin e skuadrës, duke u ndarë 43-vjeçarin. Nga e marta, skuadra kryeqytetase do të drejtohet nga një emër i njohur i futbollit botëror, Luixhi Di Biaxho. Ish-futbollisti i Kombëtares së Italisë, por dhe ish-lojtar i Interit dhe i Romës do të drejtojë “nëndetësen blu”.

52-vjeçari roman ka drejtuar dhe Italinë në dy ndeshje miqësore, në mars të vitit 2018, saktësisht ndaj Argjentinës dhe Anglisë. Në karrierën e tij, ai ka qenë tekniku i Italisë U-21, nga viti 2013 deri në vitin 2019. Ndërkohë, nga gushti i vitit 2020 deri në gusht të po këtij viti ka drejtuar edhe SPAL-in në Serinë B.

Luixhi Di Biaxho e ka studiuar skuadrën, teksa ishte prezent në ndeshjen miqësore mes Dinamos dhe Skënderbeut në Korçë. Dhe të martën do të prezantohet para skuadrës. Dinamo do udhëtojë në Itali për të kryer fazën e dytë përgatitore, këtë herë nën drejtimin e trajnerit të ri, i cili synon të sjellë një frymë të re te 18 herë kampionët e Shqipërisë.

Mesfusha dhe sulmi janë prioriteti i tij dhe për këto dy reparte kërkon 4 lajtarë me eksperiencë që të mbajnë mbi supe gjithë skuadrën.

Preferencat e Di Biaxhos janë nga Italia dhe Spanja, ku janë piketuar lojtarët e kërkuar, teksa në ditët e ardhshme pritet që të arrihet akordi me to. Emrat e lojtarëve për momentin nuk janë bërë ende të ditura.

Kujtojmë se në radhët e Dinamos gjatë kësaj merkatoje janë afruar lojtarë si Albion MArku, Rustem Hoxha, Behiratçe, Lorran, Oliviera, Luis Kaçorri, Edmir Sali dhe Dejvid Kapllani.

Dinamo është në një moment tranzicioni, pasi klubi do të pësojë disa ndryshime rrënjësore. Duke nisur që nga emri, logo dhe menaxhimi. Blutë do të quhen Dinamo Siti, ndërkohë që do të ketë një logo të re. Klubi do të drejtohet nga presidenti Ardian Bardhi, teksa do të ketë dhe disa investitorë të rinj dhe të fuqishëm.

Skuadra pritet që të përforcohet në ditët e ardhshme, ndërkohë që do të jetë pikërisht Dinamo Siti që do të bashkëpunojë me akademinë e Mançester Sitit, pas marrëveshjes së nënshkruar disa muaj më parë mes qeverisë shqiptare dhe klubit anglez.

luixhi di biaxho trajneri i dinamos skuadra kryeqytetase

Lini një Përgjigje