TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Gusht 2023, 16:47

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda e ekipit të Lushnjës

Shkruar nga Pamfleti
Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda e

Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin shqiptar. Ish-lojtari i Lushnjës, Kristaq Gogoni është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Ai mbahet mend për kontributin që ka dhënë për skuadrën myzeqare, duke u kthyer në emblemë dhe simbol të këtij ekipi.

Përveç Lushnjës, Gogoni pati edhe një aventurë te Partizani, e cila nuk zgjati shumë, duke u kthyer dhe njëherë në Lushnje për të luajtur me Traktorin deri në vitin 1975.

Kush ishte Kristaq Gogoni?

Ai u lind më 20 tetor të vitit 1940. Fillimet e para në futboll i pati me Lushnjën, për të kaluar më tej te Partizani. Por, nga të kuqtë u tërhoq shpejt, pasi mendja dhe dëshira e tij ishte vetëm të përfaqësonte lagunarët. Kësisoj u rikthye sërish në Lushnjë duke luajtur deri në vitin 1975 me Traktorin.

Asokohe u shndërrua në emblemën e kësaj skuadre dhe pas “varjes së këpucëve në gozhdë”, mbeti simbol i këtij qyteti. Gjithashtu ka qenë mësues dhe trajner i përkushtuar i klasave sportive. Është nderuar me dekoratat “Mjeshtër Sporti” dhe “Qytetar Nderi i Lushnjës

kristaq gogoni ish-futbollisti i lushnjes

Lini një Përgjigje