
Yusuf Dikec, qitësi turk që pushtoi botën me stilin e tij të qitjes në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, ka bërë sërish bujë duke fituar medaljen e artë në Kampionatet Evropiane të Xhirollit 2025.
52-vjeçari turk, së bashku me shokët e ekipit İsmail Keleş dhe Buğra Selimzade, triumfoi në garën e trio-s për pistoletë ajri 10 metra, duke e çuar Turqinë drejt një fitorie të pastër. Gara u zhvillua në Osijek të Kroacisë, ku ekipi turk mundi rivalët me një performancë mbresëlënëse, duke siguruar tre medalje të arta në total për vendin e tyre.
???????? Yusuf Dikec from Turkey winning gold medal at European Championships 2025, he does it again very casually
— World of Statistics (@stats_feed) October 5, 2025
pic.twitter.com/GplhORFv6S
Por çfarë e bëri këtë fitore të veçantë ishte stili i Dikecit: pa syze, pa helmetë mbrojtëse dhe me një dorë në xhep, ai qëlloi me një qetësi të papërshkrueshme, duke rikujtuar momentin viral nga Olimpiada e vitit të kaluar.
Kjo nuk është hera e parë që Dikec kthehet në meme globale. Në Paris, ai fitoi argjendin individual duke mos përdorur pajisje speciale, duke u bërë simbol i "sportit pa stres". Tani, në Evropianet, ai ka vazhduar traditën, duke fituar edhe në garën e ekipit meshkuj 10 metra ajri, së bashku me Mustafa Inan, kundër gjermanëve Christian Reitz dhe Paul Froehlich.
Videoja e tij në rrjetet sociale ka mbledhur mijëra shikime brenda pak orësh, me fansa që e quajnë "James Bond i xhirollit" ose "mbreti i qetësisë".
Lini një Përgjigje