TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Gusht 2023, 16:25

Luiza Gega “shkelmon” dëmtimin, kampionia e Europës sot në pistë për të kërkuar finalen

Shkruar nga Pamfleti

Luiza Gega “shkelmon” dëmtimin, kampionia e Europës sot

Luiza Gega do të jetë pjesë e kualifikueseve të Kampionatit Botëror të Atletikës, event që po mbahet në Budapest që prej datës 19 gusht. Ndonëse prezenca e kampiones kuqezi ishte në dyshim të madh për shkak të një shqetësimi muskulor që e mundon prej më shumë se 10 ditësh, ajo ka marrë vendimin për të qenë pjesë e garës kualifikuese.

Kampionia e Europës ka “shkelmuar” fort dëmtimin dhe do të garojë sot në kampionatin botëror, pasi pavarësisht se nuk është riaftësuar plotësisht, Gega do të marrë pjesë në garën gjysmëfinale me 3000 metra me pengesa.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

 “Luiza Gega garon sot në “Kampionatin Botëror të Atletikës”

I urojmë shumë suksese Kampiones stonë, pasi vjen dhe nga një shqetësim në këmbë, i cili ka vënë në diskutim dhe pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.

Jepi forca Kampione”, ka shkruar KOKSH.

luiza gega kampionia e europës

Lini një Përgjigje