TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Gusht 2023, 15:41

Junajtid shitet për 7 mld euro, “Djajtë e Kuq” bëhen përfundimisht ‘sheikë’, familja mbretërore nga Katari mposht miliarderin britanik

Shkruar nga Pamfleti

Junajtid shitet për 7 mld euro, “Djajtë e Kuq” bëhen

Mançester Junajtid nuk do të jetë më nën pronësinë e familjes Glazers, duke qenë se është arritur akordi për shitjen e aksioneve të klubit anglez. Sheiku Jasim ka bindur më në fund pronarët për të shitur klubin dhe vlera raportohet të jetë rreth 6 miliardë paund, (7 miliardë euro)

Familja mbretërore e Katarit ka luftuar fort kundër rivalit, miliarderit britanik Sër Xhim Retklif, i cili ishte i gatshëm të lejonte familjen Glazer të ruante një pjesë të aksioneve te Djajtë e Kuq

Shitja përfundimtare, pritet të bëhet në mes të tetorit, teksa ende nuk është përcaktuar zyrtarisht data se kur do të bëhet zyrtarizimi. Megjithatë, në ditët në vijim klubi do të njoftojë gjithçka me anë të një komunikate për shtyp, teksa “The Sun” raporton se marrëveshja është arritur dhe nuk ka më kthim pas.

Sakaq, pronarët e rinj synojnë që përveç se të sigurojnë një skuadër të fortë dhe konkurruese për titullin kampion dhe Europën, do të investojnë edhe në infrastrukturë. Si fillim është menduar që të ndërhyhet në stadiumin “Old Trafford”, për të rritur kapacitetin dhe për ta kthyer në stadium modern, e më pas për të investuar edhe në kompleksin stërvitor.

Familja Glazer bleu Mançester Junajtid në vitin 2005 për 935 milion €. Amerikanët donin të mbanin një pjesë të aksioneve, por u paralajmëruan se tifozët e ekipit po përgatisnin protesta në shkallë të gjerë nëse do të ndodhte kjo.

Sheiku thuhet se ka bërë një premtim. Sipas “ESPN”, ai thotë se do t'u ofrojë një rol në klub ish-lojtarëve ikonë si Geri Nevil, Pol Shols, Denis Irvin etj.

Sipas një raporti të përgatitur në fillim të marsit nga “Financial Times”, çmimi i aksioneve kishte rënë me gati 10% dhe klubi i Mançester Junajtid aktualisht kishte vlerë vetëm 1.3 miliardë paund, afërsisht 1.5 milionë euro. Pra, shuma është shumë më e vogël se ajo që po paguan Xhasim bin Hamad bin Khalifa Al-Tani.

 

mançester junajtid sheiku jasim familja glazer

Lini një Përgjigje