TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2023, 10:14

Luis Enrique refuzon Brazilin: Nuk besoj se jam profili i duhur për këtë skuadër!

Shkruar nga Pamfleti

Luis Enrique refuzon Brazilin: Nuk besoj se jam profili i duhur për

Luis Enrique, ish-trajneri i Spanjës, ka deklaruar  së fundmi për të ardhmen dhe për ofertën që ka nga kombëtarja e Brazilit.

Trajneri theksoi se nuk mendon se është profili i duhet për përfaqësuesen e Brazilit, ndërkohë shtoi se dëshiron të stërvitë një skuadër në Premier League dhe ka disa ekipe kombëtare që kërkojnë trajner.

“Do të doja të stërvitja një skuadër në Angli, në Premier League. Tashmë shoh më shumë ligën angleze sesa atë spanjolle, por nuk dua të kem ndonjë iluzion. Megjithatë nuk e shoh veten në Premier League në qershor. Do të doja vetëm të drejtoja një ekip të aftë për të luftuar për qëllime të caktuara. Oferta? Kam marrë një ofertë nga një kombëtare, por jo nga ekipet e klubeve. Brazili? Ka disa ekipe kombëtare që kërkojnë trajner. Nuk mendoj se jam profili i duhur për një kombëtare si ajo braziliane. Askush nga Brazili nuk më ka kontaktuar”, tha Enrique.

Trajneri 52 vjeçar e drejtoi Spanjën në 38 ndeshje për një mesatare prej 1.87 pikë për ndeshje në rikthimin e dytë në stolin e iberikëve. Enrique prej nëntorit të 2018 ka qenë në krye të ekipit spanjoll, teksa më herët ka qenë trajner te Roma, Celta Vigo dhe Barcelona.

spanja brazili angli

Lini një Përgjigje