
Kristjan Asllani ka marrë shumë vlerësime në Itali për mënyrën sesi luajti kundër Polonisë. Pavarësisht minutave të pakta tek Interi, mesfushori ka treguar vlerat e tij në Varshavë. Një thirrje kjo që shkon për Inzagin, që në jo pak raste e ka injoruar.
“Tuttosport” shkruan se Asllani e vendosi Poloninë në vështirësi të madhe, pavarësisht humbjes, duke demonstruar fleksibilitet taktik.
“Tek Interi ka pasur shumë pak hapësirë, madje Inzagi disa herë preferoi Galiardinin si zëvendësues para tij”, shkruan mes të tjerash media italiane që vendos në pah gabimin e trajnerit zikaltër.
Lini një Përgjigje