
Futbollisti brazilian, Dani Alvesh ndodhet në burg të përkohshëm pa kusht që nga 20 janari, teksa po pret që të mbahet gjyqi për akuzën e përdhunimit të dyshuar të një vajze 23-vjeçare prej tij në banjën e klubit të natës “Sutton” në Barcelonë.
Këtë të hënë, programi “The Ana Rosa” zbuloi ekskluzivisht mesazhet e shkëmbyera mes Bruno Brasil, mikut të ngushtë të ish-mbrojtësit të Barcelonës, dhe kushëririt të vajzës së re disa ditë pas ngjarjes së 31 dhjetorit 2022.
Sipas rrëfimit të gazetares Mayka Navarro, ka qenë personi i besuar i futbollistit ai që ka kontaktuar me të renë përmes Instagramit. “Le të bëhemi vëllezër. Shtëpia ime është në… Nuk jam gjithmonë aty, por çfarë të duhet? Këtu jam, në dispozicion”, – ka shkruar ai.
“Më pëlqeu motra jote dhe ti si njerëz. Jam gjithmonë gati të takoj miq të mirë”, – vijoi Bruno Brasil.
Një mesazh që mori shpejt përgjigje nga kushëriri i ankueses, edhe pse shumë më konciz: “Faleminderit, e njëjta gjë edhe për ju. Gëzuar Vitin e Ri!”
Lini një Përgjigje