TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Mars 2023, 12:26

Fitoi kupën e botës, Lionel Mesi nderohet me një statujë 1.7 metra të gjatë në Argjentinë

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi kupën e botës, Lionel Mesi nderohet me një statujë 1.7

Fitorja e Kupës së Botës në Katar e ka kthyer Lionel Messin në një mjeshtër të pamposhtur. Ylli argjentinas është nderuar së fundmi me një statujë me përmasa reale, që do të qëndrojë në muzeun e Federatës së Amerikës së Jugut, e cila ndodhet në Paraguaj.

“Nuk e kisha ëndërruar apo menduar kurrë këtë më parë. Ëndrra ime ishte të shijoja atë që më pëlqente kur isha i vogël, të bëhesha një futbollist profesionist. Unë mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, të luftosh për ëndrrat e tua, se gjithçka është e mundur dhe të shijosh lojën, që është gjëja më e bukur që ekziston”, tha Mesi.

Statuja 1.7 metra e gjatë do të vendoset krah emrave që kanë shkruajtur historinë e futbollit botëror, si Maradona dhe Pele. Ky është nderimi i dytë radhazi për 35-vjeçarin, pas nderimit të parë që Federata Argjentinase emëroi fushën stërvitore të kombëtares me emrin e Messit. Sulmuesi ka shënuar deri më tani mbi 800 gola në karrierë.

mesi argjentina kupa e botes

Lini një Përgjigje