
Skocia i ka dhënë një goditje të rëndë Spanjës duke mundur skuadrën e De La Fuente në ndeshjen e sotme kualifikuese të “EURO 2024”.
Skuadra britanike ka fituar falë dy golave të shpejtë të MekTominei në pjesën e parë të duelit, teksa më pas është mbrojtur me shumë rregull duke ndalur iberikët, të cilët vazhdojnë të vuajnë problemet para portës. Kështu, grupi mbetet plotësisht i hapur, pasi në garë duket se janë edhe Gjeorgjia me Norvegjinë, të cilat ndanë pikët mes tyre.
Në grupin ku bën pjesë Kosova, Zvicra ka marrë suksesin e dytë radhazi. Ekipi i drejtuar nga Murat Jakin korri një sukses të pastër 3-0 ndaj Izraelit. Golat u realizuan nga Vargas në fundin e pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Amdouni dhe Uidmer. Zviceranët renditen në vendin e parë me 6 pikë dhe mbeten favoriti kryesor për ta mbyllur grupin si kryesues.
Një nga rezultatet më interesante të mbrëmjes ishte fitorja 2-0 e Kroacisë në fushën e Turqisë, falë dygolëshit të Kovaçic në fraksionin e parë të lojës.
Lini një Përgjigje