
Sipas raportimeve, Roman Abramoviç “financoi fshehurazi një klub të quajtur dikur skuadra B e Çelsit”. “The Guardian” dhe Byroja e Gazetarisë Hulumtuese pretendojnë se rusi pompoi 103 milionë sterlina për skuadrën holandeze Vitese Arnhem gjatë kohës së tij si pronar i Bluve të Londrës.
Gazeta pretendon se dokumentet e nxjerra nga “MeritServus”, të quajtura “dosjet e oligarkut”, duket se tregojnë se Abramoviç ndihmoi në financimin e marrjes së Viteses nga Merab Jordania në vitin 2010, nëpërmjet entiteteve të shumta në parajsat fiskale.
Kjo vjen pasi dy hetime nga Federata Holandeze arritën në përfundimin se Abramoviç nuk kishte ndikim te drejtimi i Viteses, pasi nuk arriti të gjente ndonjë lidhje financiare. Të dy pronësitë e mëparshme të Çelsit dhe Viteses e mohuan vazhdimisht përfshirjen e Abramoviçit në financimin e palës holandeze.
Klubi i Eredivisie rriti karrierën e disa yjeve aktualë të Çelsit, duke përfshirë Mejzo Maunt dhe Armando Broja. Aty janë formuar edhe ish-lojtarët si Nemanja Matiç dhe Dominik Solanke.
Por Vitese tani thuhet se është në prag të kolapsit për shkak të një mosmarrëveshjeje për stadiumin. Gazeta holandeze “Gelderlander” pretendon se klubi përballet me heqjen e licencës së tij profesionale, pasi ata anuluan qiranë në terrenin e tyre.
“GelreDome” ka qenë në qendër të një mosmarrëveshjeje që nga viti 2018, pasi Vitese kundërshtoi qiranë vjetore prej 1.6 milion £ që ata duhej t’i paguanin qiradhënësit Majkëll van de Kajt.
Klubi donte që tarifa të reduktohej nga De Kajt thuhet se nuk ishte në favor të lëvizjes. Qiraja e stadiumit përfundon zyrtarisht në fund të shtatorit, duke i dhënë Viteses një problem të menjëhershëm. Ata aktualisht nuk do të plotësojnë kërkesat e licencës për sezonin e ardhshëm.
Dhe në raport thuhet se Federata Holandeze ka kërcënuar se do të tërheqë licencën profesionale të Viteses nëse nuk ka qartësi për situatën deri më 11 prill. Do të ishte një kapitull mjaft i papritur në historinë 131-vjeçare të klubit.

Lini një Përgjigje