TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2024, 08:39

Liga e Kombeve/ Sylvinho rrezikon të humbë yllin kuqezi, futbollisti dëmtohet dhe lë stërvitjen

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ Sylvinho rrezikon të humbë yllin kuqezi, futbollisti

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e djeshme (e mërkurë) seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45, “Air Albania”) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45, “Air Albania”).

Në stërvitjen e fundit ishin të pranishëm të gjithë lojtarët.

Me grupin u stërvitën edhe Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami që mbërritën të fundit në grumbullim. Ndërkohë, gjatë përgatitjeve Ernest Muçi ka pësuar një lëndim në testin brenda ekipit.

Fantazistit i është dashur ndihma mjekësore, por duket se nuk ka asgjë që mund ta bashkojë me të dëmturarit Gjimshiti, Broja, Manaj, Kumbulla e Bare.

Seanca e djeshme stërvitore nisi me punën në palestër e më pas trajneri Sylvinho së bashku me ekipin zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. Tekniku kuqezi punoi edhe taktikisht me skuadrën.

ernest muçi 

Lini një Përgjigje