
Juventusi është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Europës. Ekipi i Masimiliano Alegrit fitoi 0-1 në ndeshjen e parë, ndërsa sot në ndeshjen e kthimit triumfoi 0-2 ndaj Frajburgut në Gjermani.
Bardhezinjtë zhbllokuan shifrat në minutën e 28 me Vlahoviç, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 44, mbetën me një lojtarë më pak. Gulde preku topin me dorë në zonë, duke marrë kështu kartonin e dytë të verdhë dhe duke lënë ekipin në “baltë”. Nga pika e bardhë u nis Dushan Vlahoviç, me serbin që nuk fali. Juventusi mbrojti mirë rezultatin, madje shënoi edhe një gol me Kiezën në minutën e 90+5. “Zonja e vjetër” mbetet një nga pretendentet për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit.
Mançester Juanajtid menaxhoi në mënyrë fantastike avantazhin e ndeshjes së parë ndaj Real Betis, ku triumfuan 1-4 në “Old Trafford”, teksa sonte në Spanjë i mundi 0-1 me golin e Rashford në minutën e 56. Të besuarit e Ten Hag shpresojnë se do ia dalin të dërgojnë në shtëpi trofeun, pasi grupi është mjaft i fortë.
Sfida tjetër mes Fenerbahçes dhe Sevijas përfundoi me rezultatin 1-0 për turqit, por skuadra që u kualifikua ishte Sevija, pasi triumfoi në ndeshjen e parë me rezultatin 2-0.Ndeshja e sotme zgjati plot 100 minuta për shkak të shtesës së zgjatur…
Surpriza e mbrëmjes padyshim ishte triumfi me rezultatin 7-1 i Fejnordit ndaj Shahtjor Donetskut.
Lini një Përgjigje