
Sokol Cikalleshi po bën mjaft mirë në Arabinë Saudite. Sulmuesi shqiptar po përshtatet me lojën atje dhe shifrat flasin në favor të tij.
Cikalleshi realizoi gol sot në barazimin 2-2 të skuadrës së tij Al-Khalij ndaj Al Tai. Ai u tregua i vëmendshëm në minutën e 13, duke ndëshkuar kundërshtarin pas një gabimi në prapavijë.
Për Cikalleshin ky është goli i gjashtë sezonal pas 19 sfidash. 32-vjeçari ka luajtur më parë në Turqi, duke mbrojtur fanelat e Koniasporit, Goztepe dhe Bashakshehir.
Cikalleshi gives Al Khaleej the perfect start ????
— Roshn Saudi League (@SPL_EN) March 16, 2023
He reacts quickest and slots home ⚡️#RoshnSaudiLeague | @Khaleejclub | @Tai1381EN pic.twitter.com/PMi0AAkpjy
Lini një Përgjigje