TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Tetor 2024, 18:01

Lacio vuan por ia del ndaj Empolit të Ismajlit, ngjeshen skuadrat në zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Lacio vuan por ia del ndaj Empolit të Ismajlit, ngjeshen skuadrat në

Një predhë e spanjollit Pedro i dha Lacios një fitore të vuajtur përballë Empolit, që i krijoi shumë probleme bardhekaltërve, duke u konfirmuar si një nga skuadrat që ka pretendime të shkojë në zonën e Ligës së Kampioneve.

Në ndeshjen e sotme në “Olimpico”, Empoli bëri surprizën, teksa kaloi i pari në avantazh me anë të Esposito që në minutën e 9 të takimit. Më pas, ishin vendasit të cilët kërkuan me ngulm golin dhe e gjetën në shtesën e pjesës së parë falë Zakanjit.

Në pjesën ë dytë, Kastejanos humbi penallti dhe dukej se Empoli po arrinte të mbante larg portës skuadrën kryeqytetase për të ruajtur të paktën barazimin. Por hyrja në fushë e 37-vjeçarit Pedro ndryshoi gjithçka dhe ishte spanjolli në minutën e 84 ai i cili shënoi me një gjuajtje të fortë golin e fitores 2-1 që çon Lacion vetëm 3 pikë pas Napolit të vendit të parë.

lacio empoli seria a

Lini një Përgjigje