TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2025, 20:07

Lacio i heq Juventusit fitoren, bardhezinjtë dorëzohen me një lojtar më pak dhe rrezikojnë zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Lacio i heq Juventusit fitoren, bardhezinjtë dorëzohen me një

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e javës së 36 të Serisë A mes Lacios dhe Juventusit.

Tri pikë të hunbura për bardhezinjtë që ishin në avantazh 1-0 deri në minutën e 97 pas golit të shënuar nga Kolo Muani në minutën e 51.

Episodi që ndëshkoi skuadrën e Tudor erdhi në minutën e 60, kur Kalulu u ndëshkua me karton të kuq për sjellje antisportive.

Me një lojtar më pak, Juventusi u mundua të mbronte avantazhin deri në fund, por u befasua në minutën e 96 nga një gol i Vesinos.

Juventusi mbetet në vendin e katërt me 64 pikë, po aq sa Lacio në vendin e pestë.

Ky rezultat i jep një mundësi të artë Romës të marrë vendin e katërt në rast të një fitoreje në fushën e Atalantës të hënën në mbrëmje.

lacio juventus seria a

Lini një Përgjigje