TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2025, 19:27

Asllani do të largohet nga Interi, zikaltërit në pritje të ofertës së duhur

Shkruar nga Pamfleti

Asllani do të largohet nga Interi, zikaltërit në pritje të

Kristjan Asllani nuk do të jetë më pjesë e Interit. “Corriere dello Sport” e jep të sigurtë largimin e shqiptarit nga zikaltërit.

Ky hap do të hidhet edhe pse pak muaj më parë u firmos një marrëveshje e re deri në vitin 2029 mes Asllanit dhe klubit. Nga 23-vjeçari pritej shumë, por nuk arriti të plotësonte dot në fushë atë që kërkohej nga stafi teknik.

Sipas gazetës së njohur sportive kjo është një mënyrë që Interi të përfitojë ekonomikisht dhe për lojtarin të ketë më shumë minuta aktivizim me ekipin e ri. Këtë sezon Kristjan Asllani ka luajtur për 1.392 në total në të gjithë aktivitetet, duke shënuar 2 gola dhe dhënë 2 asiste.

Asllani u afrua tek Interi në verën e vitit 2022 për 10 milionë Euro nga Empoli. Ai ka fituar 1 kampionat, një kupë Italie dhe 2 Superkupa Italie.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje