TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2023, 21:43

Kukësi ndryshon pronarë? Pas skandalit të Gjicit, skuadra verilindore drejt kalimit në duart e konsorciumit kazak për 2.5 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Kukësi ndryshon pronarë? Pas skandalit të Gjicit, skuadra

Klubi i Kukësit mund të ndryshojë pronar në të ardhmen, ose mund t’i shtohen disa të tjerë përveç familjes Gjici. Varet se si mund të ecin negociatat.

Prej kohësh përflitet se këta të fundit mund ta shesin klubin pas skandalit me Safet Gjicin, por kjo është përgënjeshtruar pothuajse sistematikisht nga familjarët e tij dhe zyrtarët e klubit.

Ndërkohë, kohët e fundit ka shfaqur interes një konsorcium me seli në Kazakistan, që mësohet se kanë lidhje me klubin e Astanës, por deri pak kohë më parë kishin aksione edhe te klubi bjellorus Shakhter Soligorsk.

Një ofertë prej 2.5 milionë eurosh ka mbërritur në tryezën e verilindorëve dhe po punohet me detaje që kjo marrëveshje të marrë vulën përfundimtare.

Në sezonin që aktualisht po luhet, Kukësi renditet në vendin e gjashtë. Të reja të rëndësishme priten në vijim, me tifozët që shpresojnë për më të mirën për ekipin e tyre të zemrës.

kukësi skuadra verili

Lini një Përgjigje