
Përveç ndeshjeve në grupin B, ku Kosova fitoi në transfertë 0-2 ndaj Sllovenisë dhe Zicra 3-1 ndaj Suedisë, janë luajtur edhe 3 sfidat për grupet e tjera.
Në grupin C, Danimarka barazoi në Kopenhagen 2-2 ndaj Biellorusisë. Danezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të bukur të Mikkel Damsgard në minutën e 10.
Miqtë shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e dytë për 3 minuta, me Gromio në minutën e 62 dhe Demençko 3 minuta më vonë. Danezët barazuan shifrat me Gustav Isaksen në minutën e 78. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Greqia fitoi 3-2 ndaj Skocisë, në sfidën e luajtur në Pire. Vendi i parë dhe i dytë në grup do të përcaktohen në sfidën direkte mes Skocisë dhe Danimarkës.
1. Danimarka 11 pikë
2. Skocia 10 pikë
3. Greqia 6 pikë
4. Biellorusia 1 pikë
Në grupin H, Bosnje Hercegovina fitoi me përmbsyje 3-1 ndaj Rumanisë. Daniel Birligea kaloi në avantazh rumunët, të cilët e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre 0-1.
Në pjesën e dytë, Edin Xheko barazoi fillimisht shifrat në minutën e 48. Në 20 minutat e fundit, rumunët mbetën me 10 lojtarë, pasi Denis Dragush la fushën e lojës pas dy minutash që kishte hyrë në lojë, për faull të rrezikshëm ndaj kundërshtarit.
Në 10 minutat e fundit, erdhi përmbysja e madhe e vendasve. Esmir Bajraktareviç shënon golin e avantazhit 2-1 në minutën e 80-, ndërsa Haris Tabakoviç vulosi fitoren 3-1 në kohën shtesë.
Situata në grupin H:
1. Austria 18 pikë
2. Bosnja 16 pikë
3. Rumania 10 pikë
4. Qipro 8 pikë
5. San Marino 0 pikë
Lini një Përgjigje