TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2024, 22:09

Kroatët i “tremben” Shqipërisë, marrin bekimin e Papës para nisjes së Europianit

Shkruar nga Pamfleti

Kroatët i “tremben” Shqipërisë, marrin bekimin e

Kroacia i “trembet” Shqipërisë në ndeshjen që do të luajnë përballë kombëtares kuqezi në Kampionatin Europian.

Kombëtarja e drejtuar nga Zlatko Daliç takoi sot Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë. Shoqata Kroate e Futbollit (HNS) dërgoi ekipin në Vatikan për një pritje me kreun e Kishës Katolike Romake

Papa vlerësoi kombëtaren kroate për arritjet e saj, si vendi i tretë në Kampionatin e fundit Botëror të zhvilluar në Katar në vitin 2022.

Presidenti i Federatës Kroate, Marijan Kustiç i dhuroi Papës një dhuratë simbolike, fanellën e kombëtares kroate. Kujtojmë se në Grupin B të “EURO 2024” Kroacia luan kundër Shqipërisë, Italisë dhe Spanjës.

kombëtarja e kroacisë pap françesku

Lini një Përgjigje