
Kristian Shpendi vijon formën e shkëlqyer në Serinë B me fanelën e Çezenës, duke shtuar një tjetër paraqitje vendimtare në sezonin aktual. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi sfidën ndaj Empolit në minutën e 29-të, pas një asistimi të saktë nga Cerri.
Ky realizim shënon golin e dhjetë të Kristian Shpendit në kampionat, teksa në statistikat e tij këtë sezon numërohen edhe katër asistime. Paraqitjet e tij kanë qenë të qendrueshme, duke e kthyer në një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.
Ndeshja kishte edhe një element të veçantë emocional, pasi përballë tij ishte vëllai binjak, Stiven Shpendi, i cili aktivizohet me Empolin. Edhe Stiveni po kalon një sezon pozitiv, me nëntë gola të realizuar deri më tani.
Të dy vëllezërit Shpendi po lënë gjurmë në Serinë B me ekipet respektive, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe potencialin e tyre në futbollin italian.
Lini një Përgjigje