TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Prill 2026, 09:51

Kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë, miqësore me Luksemburgun në “Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë, miqësore me

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushën e lojës gjatë muajit qershor, ku do të zhvillojë ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve të saj.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për një përballje ndaj Luksemburgut, e cila do të luhet më 6 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me fillim nga ora 20:00. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare dhe një postimi në rrjetet sociale nga vetë FSHF.

Ky takim do të shërbejë si testi i parë për skuadrën kuqezi, ndërsa Federata bën me dije se në ditët në vijim pritet të konfirmohet edhe një tjetër ndeshje miqësore, duke u dhënë tifozëve mundësinë të shohin sërish në aksion ekipin përfaqësues.

Ndërkohë, ende mbetet e paqartë çështja e trajnerit të kombëtares. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka deklaruar pak ditë më parë se federata është në pritje të një përgjigjeje nga Sylvinho për rinovimin e kontratës aktuale, e cila përfundon në muajin korrik. Ai theksoi se vendimi për trajnerin, qoftë Sylvinho apo një emër i ri, do të merret përpara zhvillimit të miqësoreve të qershorit.

Duka nënvizoi gjithashtu se FSHF synon të shmangë situata të ngjashme me të kaluarën, kur trajneri Edy Reja u mbajt deri në fund të kontratës, ndërsa Sylvinho u detyrua të debutonte direkt në një ndeshje zyrtare kualifikuese ndaj Polonisë në Varshavë.

Kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë, miqësore me

Lini një Përgjigje