TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2026, 23:08

Brajtoni thellon krizën e Çelsit, i shkakton londinezëve humbjen e katërt radhazi dhe afrohet me Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Brajtoni thellon krizën e Çelsit, i shkakton londinezëve

Brajtoni ka shtuar presionin ndaj Çelsit në Premier Ligë, pasi e mundi bindshëm me rezultatin 3-0 në ndeshjen e javës së 34-t. Fitorja i afron vendasit me zonën e Champions League, ndërsa skuadra londineze sheh t’i zbehen gjithnjë e më shumë shanset për të kapur këtë objektiv.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga ana e Brajtonit, që kaloi në avantazh që në minutën e 3-të me golin e Ferdi Kadioglu, duke befasuar Çelsin. Vendasit krijuan edhe raste të tjera për shënim, por portieri Sançez reagoi në disa momente vendimtare, duke mbajtur diferencën minimale. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Edhe fraksioni i dytë nisi në favor të Brajtonit. Në minutën e 54-t, Hinshelvud dyfishoi shifrat, duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe duke vështirësuar më tej situatën për Çelsin, që nuk arriti të reagonte në mënyrë efektive.

Në minutat shtesë, Deni Uellbek vulosi fitoren me golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke mbyllur përfundimisht takimin.

Me këtë fitore, Brajtoni ngjitet në vendin e 6-të me 50 pikë, duke parakaluar pikërisht Çelsin. Ndërkohë, londinezët regjistrojnë humbjen e katërt radhazi dhe mbeten në kuotën e 48 pikëve.

brajton çelsi premier liga

Lini një Përgjigje