TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2026, 22:37

Trajneri i skuadrës angleze vlerëson sulmuesin shqiptar: Menaxherët po bëjnë punën e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i skuadrës angleze vlerëson sulmuesin shqiptar:

Trajneri i Plimuth, Tom Kleverli, ka vlerësuar maksimalisht paraqitjet e Lorent Tolajt, i cili me 20 gola këtë sezon është shënuesi më i mirë i skuadrës në kategorinë e tretë të futbollit anglez.

Sipas Kleverlit, deri në këtë fazë nuk ka pasur kontakte zyrtare për transferimin e 24-vjeçarit. Ai theksoi se as ai dhe as drejtori Derek Adams nuk kanë marrë oferta konkrete, ndërsa shtoi se lojtari mbetet i përqendruar tek ekipi, që aktualisht renditet në vendin e shtatë.

As në telefonin tim dhe as në atë të Derek Adams nuk ka pasur kontakte, por është e mundur që menaxherët të jenë duke punuar në prapaskenë. Tolaj nuk ka shprehur dëshirë për t’u larguar dhe kjo duket qartë nga përkushtimi dhe shpirti luftarak që tregon në fushë,” u shpreh Kleverli.

Trajneri nënvizoi se performanca e sulmuesit shqiptar pritet të tërheqë interes nga klube të tjera, duke e cilësuar atë si një lojtar që mund të bëjë diferencën në ndeshje.

Ai është një nga lojtarët tanë më të mirë dhe natyrisht do të tërheqë vëmendje. Çdo skuadër do të donte një sulmues që mund të kthejë një barazim në fitore në një moment të vetëm, dhe lojtarë të tillë kanë kosto të lartë,” shtoi ai.

Deklaratat e Kleverlit interpretohen si një mesazh i drejtpërdrejtë për klubet e interesuara: Tolaj nuk do të largohet lehtësisht. Kujtohet se Plimuth pagoi rreth 1.4 milionë euro për transferimin e tij gjatë verës së kaluar.

tom kleverli trajneri i plimuth lorent tolaj

Lini një Përgjigje