TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2023, 19:12

Kombëtarja e Kosovës tërhiqet nga kompeticioni europian, Spanja nuk i la të përdornin simbolet e veta

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja e Kosovës tërhiqet nga kompeticioni europian, Spanja

Ekipi i Kosovës në karate është tërhequr nga Kampionati Europian në këtë sport që po mbahet në Guadalahara të Spanjës. Kjo ndodhi pasi Spanja nuk e la kombëtaren “Dardane” të përdorte simbolet e veta. Kështu ekipi kosovar refuzoi të vazhdonte garën duke u larguar nga kompeticioni.

Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe për këtë arsye nuk njeh as simbolet e saj. Kujtojmë që më herët kur kombëtarja e futbollit të Kosovës luajti në Spanjë, gazetarët spanjollë në konferencën për shtyp e kishin problem ta përmendnin emrin Kosovë. Kjo bëri që edhe përkthyesi i trajnerit të Kosovës të sqaronte që intervista nuk vazhdonte vetëm nëse gazetarët e përmendin Kosovën.

ekipi i kosovës në karate kampionati europian

Lini një Përgjigje