TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2023, 18:51

Arsenali klubi më i padisiplinuar në Angli, kush janë 5 të disiplinuarit e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali klubi më i padisiplinuar në Angli, kush janë 5 të

Klubet e Premier Ligës dhe ato të Ligave Profesioniste të Futbollit kanë paguar një shifër prej 1.3 milionë paundësh gjoba këtë sezon për sjellje agresive në fushë.

“The Sun” ka zbuluar shifrat e gjobave që skuadrat e elitës së futbollit anglez kanë paguar deri më tani këtë sezon, pas incidentit që ndodhi në ndeshjen çerekfinale të Kupës FA mes Junajtidit dhe Fulhamit, ku u treguan tre kartonë të kuq në harkun e 40 sekondave për miqtë. Por me sulmuesin Mitroviç, i cili shtyu arbitrin dhe trajnerin Marko Silva në pritje të dënimit, 54 ekipe të tjera nga 92 të ligave profesioniste të futbollit anglez janë gjobitur për sjelljen e tyre.

Arsenali është skuadra që ka paguar shifrën më të lartë të gjobave nga klubet e Premier Ligës këtë sezon (185 mijë paund), ndërsa Mançester Junajtid dhe Evertoni kanë paguar gjoba me 6 shifra. Kryesuesit e Premier Ligës janë shpallur fajtorë në katër raste se nuk kanë arritur që të kontrollojnë sjelljen e lojtarëve të tyre këtë sezon. Vetëm pesë klube të Premier Ligës nuk kanë marrë gjoba për humbje të kontrollit në fushë: Njukasëlli, Brentfordi, Lestëri, Bornmëthi dhe Sauthemptoni.

arsenali skuadrat e premier ligës

Lini një Përgjigje