Zvicra do të përballet me Bjellorusinë më 25 mars, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”. Politika edhe këtë herë mund të ngatërrohet me sportin, pasi takimi do luhet në Serbi, në “Stadion Karađorđe” (Novi Sad). Predrag Mihailoviç, kryeredaktor i portalit “Sportal.rs” në Beograd ka thënë diçka për sigurinë në tokën serbe.
“Njerëzit i shohin ende Xhakën dhe Shaqirin si persona që provokojnë lojtarët serbë. Xhaka dhe Shaqiri nuk janë veç futbollistë, por janë parë edhe si figura politike, pasi kanë shfaqur bindjet e tyre politike.
Novi Sad- Njerëz nga 15 nacionalitete jetojnë në këtë qytet. Shumica prej tyre nga Hungaria, Rumania, Sllovakia dhe të tjerë jetojnë së bashku me serbët me dekada.
Ai natyrisht se nuk është i mirëpritur këtu dhe s’duhet të dalë në qytet. Sidoqoftë, për çdo rast, policia serbe do të jetë e gatshme”, tha gazetari serb.
Lini një Përgjigje