TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2024, 20:31

Ja si votuan për trajnerin e vitit Silvinjo dhe Gjimshiti, dyshja e kombëtares shqiptare e mendojnë shumë ndryshe

Shkruar nga Pamfleti

Ja si votuan për trajnerin e vitit Silvinjo dhe Gjimshiti, dyshja e

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti, kanë hedhur votën e tyre për FIFA-n jo vetëm për çmimin e “The Best” sa i përket lojtarit të vitit, por edhe për trajnerin më të mirë të vitit 2024.

Trajneri Silvinjo ka vendosur në vendin e parë Karlo Ançelotin, atë i cili u shpall fituesi i këtij edicioni, me Luis De La Fuenten e Spanjës në vend të dytë dhe Çabi Alonson në të tretin.

Ndërkohë, duket se kapiteni Gjimshiti i sheh gjërat pak më ndryshe se sa tekniku brazilian, i cili ka preferuar ata teknikë që kishin siguruar suksese në arenën ndërkombëtare. Vota e vendit të parë për kapitenin kuqezi ishte për Çabi Alonson, i cili fitoi Bundesligën me Bajer Leverkusenin. Në vendin e dytë ai ka vendosur Karlo Ançelotin dhe në të tretin Luis De La Fuenten.

Asnjëri prej tyre nuk zgjodhi Pep Guardiolën, i cili doli i treti në votimin e përgjithshëm, pas krahëve të Ançelotit e Çabi Alonsos.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare berat gjimshiti kapiteni kuqezi "fifa the best"

Lini një Përgjigje